Kroacia me aktakuzë ndaj serbit të dyshuar për vrasjen e gjyshit të Luka Modriqit në vitin 1991

  • S.A /
  • 05 January 2024 - 09:12
Kroacia me aktakuzë  ndaj serbit të dyshuar për vrasjen e gjyshit të Luka Modriqit në vitin 1991

Prokuroria në Split njoftoi dje se ngriti akuza kundër një ish-pjesëtari 63-vjeçar të njësive paraushtarake serbe për vrasjen e disa civilëve në qytetin Zaton Obrovaçki në dhjetor të vitit 1991, ndërsa mediat raportojnë se gjyshi i futbollistit Luka Modriq ishte në mesin e të vrarëve. Në deklaratën e prokurorit nuk bëhet me dije emri i të akuzuarit, por mediat kroate raportojnë se bëhet fjalë për Zheljko Bazha, i cili prej dhjetë vitesh jeton në Australi.

Prokuroria njoftoi se i akuzuari, nacionaliteti i të cilit nuk dihet, akuzohet se si komandant i togës speciale të Stacionit të Sigurisë Publike në Obrovac dhe pjesëtar i njësive paraushtarake serbe, ka aprovuar dhe së bashku me pjesëtarët e asaj toge, ka marrë pjesë personalisht në vrasjet në Zaton Obrovaçki të atëhershëm të pushtuar, pranë rrugës së vjetër që të çon në fshatin Meki Doci.

Një nga të vrarët ishte 66-vjeçari Luka Modriq, gjyshi i futbollistit kroat me të njëjtin emër dhe lojtar i Real Madridit. Ai u vra në një fushë pranë shtëpisë së vjetër të familjes.

Më pas, i akuzuari dhe anëtarët e tjerë të togës u nisën për në fshatin Meki Doci dhe gjithashtu pa asnjë arsye, qëlluan mbi civilët që ndodheshin në rrugë, duke vrarë gjashtë persona të moshës nga 60 deri në 71 vjeç.

Në aktakuzë është propozuar që i akuzuari të gjykohet në mungesë, duke qenë se nuk është në dispozicion të organeve gjyqësore kroate dhe nuk dihet vendbanimi i tij.

(Kosova Sot Online )