Ancelotti me fjalë të mëdha për Jude Bellingham

  • A.P /
  • 05 January 2024 - 17:38
Ancelotti me fjalë të mëdha për Jude Bellingham

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka thënë se futbollisti i tij, Jude Bellingham është lojtari më i mirë në botë.

Këto fjalë, Ancelotti i tha gjatë një konference për media të mbajtur sot në prag të ndeshjes së nesërme që Reali e zhvillon në udhëtim tek Arandina ndeshjen e 1/16 së finales së “Copa del Rey”.

“Bellingham po kalon formë të mirë. Ai ka bërë punë të mirë në pjesën e parë të sezonit, marrë parasysh se ai duhej të adaptohej në klubin e ri, kulturën dhe gjuhën e re. Për ne ai qartë se është më i miri”, ka thënë Ancelotti.

Bellingham e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën tek madrilenët ku ka shënuar 17 gola në të gjitha garat.

Anglezi do të jetë pjesë e ekipit për ndeshjen e nesërme ndaj Arandina, që nis nga ora 21:30.

(Kosova Sot Online)