Milani bën goditjen e parë në këtë afat kalimtar të janarit

  • A.P /
  • 05 January 2024 - 18:30
Milani bën goditjen e parë në këtë afat kalimtar të janarit

Skuadra e Milanit ka siguruar transferimin e parë për afatin kalimtar të janarit.

Sipas SkySport, kuq e zinjtë kanë mbyllur marrëveshjen me ekipin e Hellas Veronas për futbollistin Filippo Terracciano.

Për këtë lëvizje, rossonerët do t’i paguajnë Veronas  4.5 milionë euro plus 1 milionë bonus.

Interesim për futbollistin kishin shprehur edhe Juventusi e Fiorentina, por Milani doli të jetë më i fortë.

Në 18 ndeshjet e këtij edicioni në Serie A, Terracciano ka bërë një asistim për Hellas Veronan.


(Kosova Sot Online)