Rashica asiston në humbjen e Besiktas nga Kasimpasa

  • A P /
  • 05 January 2024 - 20:24
Rashica asiston në humbjen e Besiktas nga Kasimpasa

Besiktas e ka nisur vitin 2024 me humbje në Superligën turke.

Ekipi nga stambolli pësoi humbje në shpi nga Kasimpasa me rezultatin 1:3.

Në këtë përballje, gjurmë la futbollisti kosovar, Milot Rashica i cili asistoi në golin e vetëm të ekipit të tij.

Goli e realizoi Kilicsoy në minutën 45+2, pasi u shërbye në mënyrë fantastike nga Rashica. Për fituesit realizoi Da Costa het-trik.

Sa jemi tek asisti i kosovarit, ky ishte i pari sezonal, teksa ka edhe dy gola.

Milot Rashica u transferua tek Besiktas gjatë verës së shkoi për 5.25 mln euro nga Norëich

(Kosova Sot Online)