E ardhmja e Kylian Mbappes po vazhdon të komentohet

  • A.P /
  • 05 January 2024 - 20:52
E ardhmja e Kylian Mbappes po vazhdon të komentohet

E ardhmja e Kylian Mbappes po vazhdon të komentohet me të madhe edhe në këtë afat kalimtar të janarit.

Mbappes i skadon kontrata me Paris Saint-Germanin në fund të këtij edicioni dhe ai ende nuk ka vendosur rreth të ardhmes së tij.

Në anën tjetër, në garë për të është Real Madridi që nuk e ka ndërmend të heq dorë nga francezi.

Por, në lojë ka hyrë edhe gazetari francez, Julian Laurens, i cili ka thënë se Mbappes me të vërtet i pëlqen shumë klubi i Liverpoolit.

Tutje, ai shton se nëse francezi largohet nga parisienët, atëherë Reali mbetet në avantazh për të siguruar shërbimet e tij.  

“Unë vërtet e besoj atë kur thotë se ai nuk ka vendosur ende. Nëse ai dëshiron të qëndrojë pak më gjatë ose të shkojë diku tjetër gjatë verës si lojtar i lirë, Real Madridi ka shumë të ngjarë të jetë klubi i radhës, ndërsa Liverpool, ka më pak të ngjarë, por është një ekip tjetër që ai e pëlqen shumë”, përfundoi Julian Laurens.

Real Madrid thuhet se i ka dhënë francezit një ultimatum, duke e detyruar të nënshkruajë një marrëveshje para-kontratë me ta në mesin e janarit ose ata do të heqin dorë.

(Kosova Sot Online)