Ja disa nga lojtarët më të vlefshëm në botë

  • A.P /
  • 05 January 2024 - 22:13
Ja disa nga lojtarët më të vlefshëm në botë

Qendra ndërkombëtare për Studime Sportive dhe Statistika (CIES), me seli në Zvicër, ka publikuar listën e 100 futbollistëve më të shtrenjtë.

Kësaj liste i kryeson futbollisti i Real Madridit, Jude Bellingham, i cili vlerësohet me 267.5 milionë euro.

Vendin e dytë e zë ish-shoku i tij tek Borussia Dortmund dhe tash i Manchester Cityt,  Erling Haaland, i cili vlerësohet me 251.2 milionë euro.

Në listë i treti del të jetë një tjetër futbollist i Real Madridit, kësaj radhe nga Vinicius Junior, i cili vlen 250.3 milionë euro.

Këtu nuk përfundon lista nga futbollistët e Realit, tjetri është Rodrygo me 247.9 milionë euro ndërsa në top 5 është edhe sulmuesi i Arsenalit, Bukayo Saka me 223 milionë euro.

Interesant është se sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe nuk është në mesin e 20 lojtarëve më të shtrenjtë në botë.

Duke qenë se kontrata e tij skadon për gjashtë muaj, Mbappe vlerësohet në 106.2 milionë euro dhe mban vendin e 27-të.

(Kosova Sot Online)