Kosova U18 pëson sërish, këtë herë nga Sllovakia

  • E.K /
  • 06 January 2024 - 16:51
Kosova U18 pëson sërish, këtë herë nga Sllovakia

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll e ka zhvilluar sot ndeshjen e dytë në kualifikimet për Evropian e këtij viti.

Kombëtarja jonë pësoi  sërish humbje, këtë herë nga Sllovakia me rezultatin 33:22.

Kjo është humbja e dytë nga dy ndeshje për djelmoshat tanë. Dje, ata pësuan nga Zvicra 33:19.

Nesër, Kosovën e pret një tjetër sfidë, ajo ndaj Maqedonisë së Veriut nga ora 15:00.

(Kosova Sot Online)