Chelsea ka gati lëvizjen e parë për merkaton e janarit

  • A.P /
  • 07 January 2024 - 16:07
Chelsea ka gati lëvizjen e parë për merkaton e janarit

Chelsea është duke vuajtur shumë me lëndime në fazën e mbrojtjes.

Ëesley Fofana dhe Trevoh Chalobah nuk kanë luajtur asnjë minutë deri më tani këtë sezon për shkak të lëndimeve.

Benoit Badiashile është gjithashtu jashtë fushave për shkak të një lëndimi muskulor.

Gjatë këtij afati kalimtar, ekipi londinez sytë i ka të kthyer tek një mbrojtës dhe në listë është Aitor Paredes i Athletic Bilbaos.

Chelsea ka dërguar skautët për të përcjellur nga afër Paredesin, i cili këtë sezon është paraqitur në shtatë ndeshje në elitën e futbollit spanjoll.

Madje, ai realizoi gol në ndeshjen e fundit të Bilbaos përballë Sevillas, ku shënoi golin e dytë.

Paredes ka kontratë me Bilbaon deri në vitin 2025 dhe  vlerësohet diku çmim rreth 20 milionë euro.

(Kosova Sot Online)