Brazili bëhet me trajner të ri pasi dështoi Ancelotti

  • S.A /
  • 08 January 2024 - 10:46
 Brazili bëhet me trajner të ri pasi dështoi Ancelotti

Kombëtarja e Brazilit është bërë me trajner të ri. Ky ndryshim vjen pasi i dështoi opsioni Carlo Ancelotti, Federata Braziliane e Futbollit e zgjodhi trajnerin Dorivan Junior, transmeton "Kosova Sot Online".

Trajneri aktual i Sao Paolos do ta lë këtë klub dhe do të nënshkruajë me “Seleçaon” për ta zëvendësuar trajnerin e përkohshëm Diniz.

Ndërkohë, siç dihet Ancelotti së fundmi e vazhdoi kontratën me Real Madridin duke hequr dorë nga mundësia që ta drejtojë Kombëtaren jug-amerikane.

Me selektorin e ri Brazili synon ta fitojë Copa American në verën që po vjen dhe Botërorin 2026.

Në Kupën e Botës brazilianët nuk kanë triumfuar që nga viti 2002.

(Kosova Sot Online )