Gjashtë skuadra e futen në garë për transferimin e Toneyt

  • S.A /
  • 08 January 2024 - 11:54
Gjashtë skuadra e futen në garë  për transferimin e Toneyt

Ivan Toney është emri në buzët e të gjithëve me afatin kalimtar të janarit. Ylli i Brentfordit do të rikthehet në lojë këtë muaj pasi vuajti dënimin nga FA për shkelje të rregullores së basteve, transmeton "Kosova Sot Online ".

Klopp dëshiron revolucion: 6 lojtarët që i do te Liverpooli në verë.

Joseph: Vuçiq tenton të vendos kontroll të plotë mbi Serbinë, nëse përmendet Banjska me...

Lutfiu: Diskriminimi i Serbisë ndaj shqiptarëve në Luginë ka prekur kufijtë e racizmit

Melinda Ademi shkëlqen me një kostum provokues, në setin e ri të fotografive në Instagram

Lexo më shumë

 

Dhe pavarësisht se ka mbetur jashtë fushës për tetë muajt e fundit, vlera e sulmuesit 27-vjeçar është rritur vetëm pasi klubet e Ligës Premier përpiqen të transferojnë golashënues të dëshmuar. 

Reprezentuesi i Anglisë shënoi20 gola në sezonin e kaluar në Ligën Premier për klubin e tij – një më shifër e njëjtë me Mohamed Salah dhe vetëm pas Erling Haaland dhe Harry Kane.

 

Toney nuk ka bërë sekret për dëshirën e tij për të luajtur në nivelin e lartë dhe la të kuptohet gjatë verës ai do të ishte i hapur për të lënë Brentford në rastin më të hershëm. 

Manchester United, Chelsea, Arsenal, West Ham, Tottenham dhe Aston Villa, janë klubet e interesuara për shërbimin e tij.

Brentford ka bërë të ditur se largimi i Toneyt do të ndodhë vetëm nëse një skuadër paguan mbi 100 milionë euro për kartonin e tij. 

(Kosova Sot Online )