Ceferin e kujton karrierën e bujshme të Beckenbauerit

  • A.P /
  • 08 January 2024 - 21:16
Ceferin e kujton karrierën e bujshme të Beckenbauerit

Në moshën 78-vjeç ka vdekur legjenda e futbollit, Franz Beckenbauer.

Legjenda gjermane ka vdekur gjatë ditës së djeshme ka njoftuar gazeta gjermane Bild.

Vdekja e djalit të tij Stephan (46) në vitin 2015 dhe thashethemet për Kupën e Botës 2006 e ndikuan atë.

Që atëherë, edhe shëndeti i tij është përkeqësuar. Infarkti i syrit, operacionet e zemrës, plus sëmundja e Parkinsonit.

Në lidhje me vdekjen e tij, kanë reaguar shumë figura të njohura të futbollit botëror dhe të vendit tonë.

I radhës është i pari i UEFA-së, Aleksander Ceferin, i cili ka kujtuar karrierën e bujshme të Beckenbauerit.

‘’Bota e futbollit mban zi për humbjen e Kaiserit legjendar. Shkathtësia e tij e pashembullt, tranzicionet e këndshme midis mbrojtjes dhe mesfushës, kontrolli i topit dhe stili vizionar riformësuan mënyrën se si luhej futbolli në epokën e tij. Cilësitë e tij drejtuese shkëlqenin pasi ai ishte kapiten i ekipit kombëtar dhe Bayern München gjatë periudhave të tyre më të suksesshme dhe vazhdoi të shkëlqejë në karrierën e tij si trajner. Trashëgimia e Beckenbauer si një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave të futbollit është e padiskutueshme. Lamtumirë një legjende të vërtetë”, ka shkruar Ceferin.

Beckenbauer vdiq të dielën, ndërsa lajmi është kumtuar nga familjarët vetëm të hënën.

(Kosova Sot Online)