Asensio drejt rikthimit në La Liga

  • S.A /
  • 09 January 2024 - 11:38
Asensio drejt rikthimit në La Liga

Vetëm pas gjashtë muajsh pjesë e Paris Saint-Germanit, Marco Asensio mund të rikthehet në La Liga, transmeton "Kosova Sot Online ".

Asensio i cili u largua nga Real Madridi dhe kaloi te PSG si lojtar i lirë, nuk po kalon formë të mirë në Francë.

Real Sociedad mund të jetë ekipi i ri i Asensios, por jetëm në formë huazimi deri verës.

Vetëm gjashtë paraqitje ka pasur spanjolli në Ligue 1 dhe ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim.

(Kosova Sot Online )