Manchester City e dominoi ekipin e vitit të IFFHS-së

  • A.P /
  • 09 January 2024 - 16:36
Manchester City e dominoi ekipin e vitit të IFFHS-së

Manchester City është dominues absolut i ekipit ideal të vitit 2023, të publikuar nga IFFHS – Instituti për Histori dhe Statistika të Futbollit.

Lojtarët e “Citizens” e kishin rendimentin më të mirë gjatë vitit që shkoi dhe kështu gati gjysma e ekipit më të mirë të vitit përbëhet nga “Qytetarët”.

Janë plot pesë lojtarë të kampionit anglez, evropian dhe botëror që e shohin veten në 11-shen ideale.

Në portë gjendet Ederson, ndërsa përpara tij qendërmbrojtësi Ruben Dias.

Gjithashtu, nga ekipi i Manchester Cityt janë edhe mesfushorët Rodri dhe Kevin de Bruyne, si dhe super-sulmuesi Erling Haaland.

Ndërkohë, në mbrojtje gjenden edhe Kim Min-jae, i cili gjatë vitit që shkoi luajti për Napolin dhe për Bayern Munichun, derisa në krahun e majtë gjendet një tjetër lojtar bavarez, Alphonso Davies.

Në mesfushë e shohim edhe emrin e Jude Bellinghamit, i cili e nisi për mrekulli aventurën madrilene pasi luajti me sukses në Borussia Dortmund.

Në fund, në sulm i shohim Lionel Messin, i cili luajti në Paris Saint-Germain dhe në Inter Miamit në vitin 2023 dhe sulmuesin e Tottenhamit/Bayern Munichut, Harry Kane, si dhe sulmuesin e Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe.

Çuditërisht, këtij ekipi i mungon Cristiano Ronaldo, ndonëse ishte golashënuesi më i mirë i vitit 2023 me 54 gola.

(Kosova Sot Online)