Real Madridi me këshillë interesante për Daviesin e Bayernit

  • A.P /
  • 09 January 2024 - 17:32
Real Madridi me këshillë interesante për Daviesin e Bayernit

Real Madridi ka hyrë seriozisht në garë për shërbimet e mbrojtësit të majtë të Bayern Munich, Alphonso Davies.

Madje, madrilët kanë këshilluar Daviesin që mos ta vazhdojë kontratën e tij me Bayernin.

Daviesit i është thënë që të refuzojë çdo bisedim në lidhje me rinovimin e kontratës te Bayerni.

Thuhet se gjiganti i La Ligas është i gatshëm që të bëjë një ofertë dhe t’i jap mundësinë Davies që ta nisë një aventurë të re në Spanjë.

Bayerni do të detyrohet të dëgjojë për oferta gjatë verës për Davies, nëse ylli kanadez nuk e vazhdon të ardhmen me kampionin gjerman.

Përveç me Daviesin, Reali po punon edhe për Kylian Mbappen, të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit.

(Kosova Sot Online)