Rummenigge e jep një propozim pas vdekjes së Franz Beckenbauer

  • A.P /
  • 09 January 2024 - 19:05
Rummenigge e jep një propozim pas vdekjes së  Franz Beckenbauer

Gjatë ditës së djeshme u dha lajmi për ndarjen nga jeta të legjendës së futbollit gjerman, Franz Beckenbauer.

Është Karl-Heinz Rummenigge, i cili ka propozuar që tifozët gjermanë të futbollit duhet të mbushin “Allianz Arenan” e Bayern Munichut për të përkujtuar siç duhet jetën e të madhit Beckenbauer.

“E gjithë bota e futbollit dhe më gjerë është e pikëlluar për mikun tonë Franz. Si falënderim dhe përkujtim Bayerni duhet të organizojë një përkujtimore në stadium, që nuk do të kishte ekzistuar pa të”, tha Rummenigge, i cili luajti së bashku me Beckenbauer në Bayern Munich në vitet 1970.

Beckenbauer ishte pjesë e skuadrës së fuqishme të Bayern Munichut që fitoi tre Kupa Evropiane radhazi nga viti 1974 deri në 1976.


Ai u bë trajneri i ekipit dhe presidenti i klubit pas karrierës së tij si lojtar, duke e vendosur kampionin gjerman si një nga skuadrat më të suksesshme dhe më të vlefshme në futbollin evropian.


(Kosova Sot Online)