Vëllaznimi largon trajnerin Josip Plantak

  • A.P /
  • 09 January 2024 - 21:05
Vëllaznimi largon trajnerin Josip Plantak

Klubi i basketbollit, Vëllaznimi ka bërë të ditur se ka ndarë rrugët me trajnerin Josip Plantak.

Këtë lajm, klubi gjakovar e ka bërë të ditur në faqen e tyre zyrtare në ‘’Facebook’’.

Kjo është hera e dytë që Plantak e udhëheq Vëllaznimin dhe hera e dytë që largohet nga posti i trajnerit.

Pas 16 xhirove të zhvilluara, Vëllaznimi e gjen veten në pozitën e pestë me shtatë fitore e nëntë humbje.

(Kosova Sot Online)