Gjilani merr vendimin e ndarjes me Bejtullain e Nafiun

  • S.A /
  • 11 January 2024 - 10:58
Gjilani  merr vendimin e ndarjes me Bejtullain e Nafiun

Sport Club Gjilani ka njoftuar sot se e ka përfunduar bashkëpunimin me futbollistët e tij, Egzon Bejtullai dhe Valmir Nafiu, transmeton "Kosova Sot Online".

Bejtullai dhe Nafiu ishin afruar në skuadër nw këtë edicion, teksa “Skifterat” njoftojnë se ndarja vjen pas një marrëveshjeje të dyanshme. “Klubi i falënderon Egzon Bejtullain dhe Valmir Nafiun për kontributin e dhënë në fanellën kuqebardh, duke iu uruar suksese të mëtutjeshme në sfidat e ardhshme. Faleminderit për momentet e bukura dhe angazhimin në klubin tonë”, ka shkruar klubi gjilanas. 

(Kosova Sot Online )