Lexoni edhe:
E vrau vëllanë dhe ia dogji kufomën, edhe Supremja e vërteton dënimin me burgim të përjetshëm ndaj G.K nga Rahoveci
Vazhdon të jetë në dyshim të madhe e ardhmja e Kylian Mbappe, edhe pse të gjithë rrugët e dërgojnë në Madrid te Reali. Por nuk duhet nënvlerësuar Liverpooli, klub që është gati t’i plotësojë çdo dëshirë.
“Los Blancos” mbeten në avantazh për të siguruar shërbimet e “yllit” francez në fundin e sezonit, atëherë kur i mbaron kontrata me PSG-në. Gjithsesi, të lodhur prej vitesh me tentativat për të firmosur me të, te Reali i kanë vënë një kusht, transmeton "kosova Sot Online ".
Mbappe duhet të marrë vendimin përfundimtar deri në datën 15 janar, shkruan Super Sport.
Që është edhe afati i fundit kur duhet t’i kthejë përgjigje presidentit Perez nëse do të firmosë me Realin apo jo.
Kusht që nuk i ka pëlqyer aspak 25-vjeçarit sipas raportimeve të francezes L’Equipe.
Dhe në skenë është rikthyer fuqishëm Liverpooli, me Jurgen Klopp dhe tifozët e kuq që ëndërrojnë që Mbappe të zbarkojë në Anfield gjatë verës.
Mbappe ka shënuar 25 gola deri në këtë fazë të sezonit në të gjithë kompeticionet me skuadrën e Luis Enriques.
PSG kryeson Ligue 1 me 5 pikë më shumë se Nice.
Dhe në Champions do të sfidojë Real Sociedad për një biletë në çerekfinale.
(Kosova Sot Online )