Sancho pas rikthimit: Në Dortmund ndihem si në shtëpi

  • A.P /
  • 11 January 2024 - 15:50
Sancho pas rikthimit: Në Dortmund ndihem si në shtëpi

Jadon Sancho u rikthye përfundimisht sot në Borussia Dortmund.

Ylli anglez përfundoi në klubin gjerman në formë huazimi nga Manchester United, ku dështoi ta tregonte veten.

E tash kur u rikthye në ekipin Verdhezi, përfaqësuesi anglez e shprehu lumturinë e tij dhe dëshirën për ta rikthyer formën e dikurshme.

“Kur eca drejt dhomës së zhveshjes sot, ndihesha si të vija në shtëpi. Nuk i kam ndalur kurrë kontaktet me njerëzit që janë në klub”, deklaroi Sancho.

“Mezi pres t’i shoh bashkëlojtarët e mi përsëri, të luaj futboll me buzëqeshjen në fytyrën time, të asistoj, të shënoj gola dhe ta ndihmoj Dortmundin”, përfundoi futbollisti ofanziv.


(Kosova Sot Online)