Vladimir Krstic merr drejtimin e Vëllaznimit

  • A.P /
  • 11 January 2024 - 19:34
Vladimir Krstic merr drejtimin e Vëllaznimit

KB Vëllaznimi është bërë me trajner të ri.

Ekipi gjakovar njoftoi se ka arritur marrëveshje me legjendën e basketbollit kroat, Vladimir Krstic.

Eksperienca e fundit si trajner e Krstic ishte te Gorica në elitën e basketbollit kroat.

Më parë ai ka drejtuar klubin e Furnirit, gjithashtu në elitën kroate, si dhe ka qenë dy vite asistent i Kombëtares së Kroacisë në basketboll duke marrë pjesë në ngjarjet e mëdha të basketbollit si dhe duke udhëhequr top lojtarë kroat, përfshirë edhe ata që janë në NBA.

(Kosova Sot Online)