Ja kush është trajneri i ri i KB Prishtinës

  • A.P /
  • 11 January 2024 - 21:08
Ja kush është trajneri i ri i KB Prishtinës

KB Prishtina ka njoftuar se ka caktuar trajnerin e ri.

Ekipi kryeqytetas ka arritur marrëveshje me trajnerin kroat, Jaksa Vulic.

Vulić së fundmi ishte kryetrajner i Cibonës së Zagrebit, Cedevitës në Kroaci, si dhe më herët ka drejtuar skuadra të njohura në Slloveni e Bosnje, me të cilat u shpallë kampion dhe fitoi çmime si trajneri më i mirë.

(Kosova Sot Online)