S’ka vend te Milani për boshnjakun Kruniç. detyrohet të kalon në Turqi

  • S.A /
  • 12 January 2024 - 11:10
S’ka vend te Milani për boshnjakun  Kruniç. detyrohet të kalon në Turqi

Rade Krunic do të bëhet në orët në vijim lojtari i ri i Fenerbahçes, duke mbyllur kështu aventurën e tij te Milani që nisi në verën e vitit 2019. Mesfushori boshnjak kalon në Turqi për 5 milionë euro, plus bonuse. Në fanellën e kuqezinjve, ish-lojtari i Empolit bëri 139 paraqitje, në të cilat shënoi tre gola dhe fitoi një “Scudetto” në sezonin 2021-2022, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ndeshja e fundit zyrtare e Krunicit me Milanin daton më 28 nëntor kundër Borussias së Dortmundin, në Champions League. Që nga ajo ditë, boshnjaku nuk ka zbritur më kurrë në fushë.

Stefano Pioli pak ditë më parë foli kështu për ish-lojtarin e Empolit në një konferencë për shtypin:

“Realiteti është se për momentin është më mirë, për të dhe për ne, që ai të kërkojë një ekip tjetër. Zgjedhjen e bëra unë, sepse pashë që performanca e tij nuk ishte si më parë.”

(Kosova Sot Online )