Perez premton premi milionëshe për skuadrën e tij

  • A.P /
  • 12 January 2024 - 18:59
Perez premton premi milionëshe për skuadrën e tij

Real Madridi ndoshta nuk ka nevojë për shumë më shumë motivim në “El Clasico”, pasi ata kërkojnë të marrin sërish titullin e Superkupës së Spanjës.

Gjithsesi, presidenti i klubit nga Madridi, Florentino Perez, ka premtuar se do të mbushë xhepat e futbollistëve dhe jo vetëm, për një fitore në Arabinë Saudite.

Finalja e Superkupës së Spanjës do të zhvillohet të dielën.

Real Madridi hyn në këtë ndeshje në formë të mirë, pasi ka fituar 12 nga 13 ndeshjet e fundit, të fundit në gjysmëfinale të kësaj gare ndaj rivalit lokal, Atletico Madrid.

“Defensa Central” ka raportuar se Perez ka rënë dakord me kapitenët e Real Madridit që ata të marrin një bonus prej 150 mijë eurosh nëse fitojnë, që arrin në 4 milionë euro në total.

Paratë do të jenë në dispozicion të çdo anëtari të skuadrës dhe stafit stërvitor. Paratë barazohen me gati gjysmën e asaj që do të merrnin nga Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit (RFEF) për pjesëmarrjen e tyre në Superkupë.

Perez është përgjithësisht i pëlqyer nga skuadra e Real Madridit, me zgjedhje ose jo, por një mënyrë e mirë për t’u bërë i dashur për punonjësit tuaj padyshim se është duke u dhënë atyre bonuse.

(Kosova Sot Online)