Ja kush ka marrëveshje verbale me Interin

  • A.P /
  • 12 January 2024 - 19:05
Ja kush ka marrëveshje verbale me Interin

Piotr Zielinski raportohet se ka arritur marrëveshje verbale me Interin, përpara një transferimi të mundshëm si lojtar i lirë në “Guiseppe Meazza” në verë.

Kontrata e polakit me Napolin skadon në qershor të këtij viti dhe sipas “La Gazzetta dello Sport”, Interi është destinacioni më i mundshëm i tij për të sezonin e ardhshëm.

Mediumi italian ka raportuar se “Nerazzurrët” dhe Zielinski kanë arritur një marrëveshje verbale për një kontratë prej 4.5 milionë eurosh, të vlefshme deri në qershor 2027.

Sipas “Gazzetta-s”, asnjë klub nuk ka arritur ende propozimin e Interit, as Napoli me një ofertë për vazhdim të kontratës dhe as Juventusi.

Kjo, megjithatë, nuk do të thotë se marrëveshja është përfunduar dhe se 29-vjeçari do t’i bashkohet Interit sezonin e ardhshëm.

Nënkampionët e Evropës kishin arritur gjithashtu një marrëveshje verbale me mbrojtësin e Lille, Tiago Djalo, përpara një transferimi si futbollist të lirë në qershor, por Juventusi mundi konkurrencën e rivalëve të tyre duke arritur një marrëveshje me klubin francez, kështu që Djalo pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore në Torino ditëve në vijim. 

(Kosova Sot Online)