Kean mund të rikthehet në Francë

  • A.P /
  • 12 January 2024 - 19:50
Kean mund të rikthehet në Francë

Rennes raportohet se po konsideron një lëvizje huazimi për Moise Kean, i cili po lufton për minutat e tij te Juventusi.

Pas një huazimi të shkurtër në Paris Saint-Germain, italiani mund të bëjë një rikthim të papritur në Ligue 1.

“Ouest-Franca” raporton se Rennes po shqyrton seriozisht një lëvizje për Kean, i cili nuk ka arritur të shënojë për Juventusin që kur u kthye në Itali nga Evertoni, gjatë verës.

Sulmuesi mund të largohet nga “Zonja e Vjetër” në formë huazimi këtë muaj, me klubin francez që po vlerësohet si një kandidat serioz për të nënshkruar me 23-vjecarin.

(Kosova Sot Online)