Juventusi dhe Napoli synojnë të nënshkruajnë me Mangalan

  • A.P /
  • 12 January 2024 - 21:17
Juventusi dhe Napoli synojnë të nënshkruajnë me Mangalan

Juventus dhe Napoli janë të interesuar të transferojnë Orel Mangala këtë muaj dhe tani janë duke pritur për të parë nëse Nottingham Forest do ta lërë atë të largohet në formë huazimi.

Mesfushori belg ishte paraqitur rregullisht në Premierligë në fillimi të sezonit, duke regjistruar 1409 minuta lojë në 18 ndeshje, por ka filluar të bjerë nga formacioni i titullarëve pas ardhjes së trajnerit të ri, Nuno Espirito Santo

Juventus dhe Napoli e identifikuan Mangala si një mundësi interesante për afatin kalimtar të dimrit. Mesfushori dëshiron kohë të qëndrueshme për të luajtur përpara Kampionatit Evropian në verë, ku synon të jetë pjesë e skuadrës së Belgjikës.

Siç raportohet nga “Tuttomercatoëeb”, 25-vjeçari do të takohet me Nunon në ditët në vijim për të diskutuar të ardhmen e tij në Nottingham Forest, i etur për të eksploruar një largim të mundshëm si i huazuar këtë muaj. Nëse klubi pranon largimin e tij, Juventus dhe Napoli mund të bëjnë hapin përpara për të.

Në garë për shërbimet e tij është edhe Galatasaray, që tashmë kishte tentuar të bëjë një lëvizje në verë, por tani për tani të gjithë pretendentët presin të shohin se çfarë do të ndodhë në takimin mes Mangala dhe trajnerit të tij.

(Kosova Sot Online)