Tifozi i Chelseat që lau dhëmbët në stadium tregon pse e bëri

  • A.P /
  • 14 January 2024 - 17:35
Tifozi i Chelseat që lau dhëmbët në stadium tregon pse e bëri

Pamjet e papritura të një grupi njerëzish që lajnë dhëmbët gjatë ndeshjes në Premierligë, mes Chelseat dhe Fulhamit, e zhvilluar në stadiumin “Stamford Bridge” më 13 janar, ringjalli kujtimet e tifozit që fillimisht e bëri atë për herë të parë në nëntor të vitit 2009.

Është një nga rastet më të çuditshme, që përfshin një tifoz në historinë e Premierligës. Një tifoz në atë kohë ishte shfaqur me një furçë dhëmbësh në gojë teksa kamera e kapi atë në ndeshjen mes Chelseat dhe Manchester United.

Më pas ai ishte ngritur në këmbë dhe kishte bërë një pastrim të mirë të dhëmbëve, për të habitur të gjithë me veprimin e tij.

Chelsea e fitoi atë ndeshje 1:0 falë golit të John Terryt, por ajo ndeshje e veçantë mbahet mend më së miri për veprimin e atij tifozi.

(Kosova Sot Online)