Spektakël në Target Center, Timberwolves marrin fitore ndaj Clippers

  • S.A /
  • 15 January 2024 - 09:05
Spektakël në Target Center, Timberwolves marrin fitore ndaj Clippers

Minnesota Timberwolves ka marrë fitore të madhe në ndeshjen kryesore të mbrëmjes në NBA ndaj Los Angeles Clippers, transmeton "Kosova Sot Online ".

Në një duel fantastik dhe shumë të barabartë deri në fund, vendasit arritën fitore në Target Center me katër pikë diferencë 109:105. Fundori amerikan, Anthony Edwards ishte më efikasi në këtë sfidë me 33 pikë, nëntë kërcime e gjashtë asistime te skuadra vendase. Ndërkohë me lojë të mirë u dalluan edhe qendrat Karl-Anthony Town me 17 pikë si dhe francezi Rudy Gobert që shtoi 15 pikë të tjera dhe pati 18 kërcime.

Kawhi Leonard ishte më efikasi te skuadra mysafire me 26 pikë, derisa Nick Powell shtoi 24 të tjera, por që nuk ishin të mjaftueshme për fitore.

Image

(Kosova Sot Online )