Xhaka në formacionin e javës në Bundesliga

  • S.A /
  • 15 January 2024 - 12:43
Xhaka në formacionin e javës në Bundesliga

Bayer Leverkuseni ka vazhduar me formë të shkëlqyer në Bundesliga, duke marrë një fitore tjetër të madhe në udhëtim, transmeton "Kosova Sot Online".

‘Farmacuetikët’ kanë triumfuar në udhëtim te Augsburgu me rezultat minimal 0-1, gol që u shënua në minutën 94-të nga Palacios. Granit Xhaka ishte ndër lojtarët më të mirë në këtë sfidë, duke qenë i pakalueshëm në mesfushën e Leverkusenit. Sofascore e ka futur mesfushorin shqiptar në formacionin më të mirë të xhiros së 17-të në elitën e futbollit gjerman Bundesliga.

Përveç ylli kosovar në këtë formacion janë edhe yjet si Matthijs de Ligt, Xavi Simons, Jamal Musiala,. Alex Grimaldo apo Jonas Hofmann.

(Kosova Sot Online )