Zhegrova e Xhaka pjesë e formacionit të javës në Ligue 1 e në Bundesligë

  • A.P /
  • 15 January 2024 - 15:09
Zhegrova e Xhaka pjesë e formacionit të javës në Ligue 1 e në Bundesligë

Edon Zhegrova dhe Granit Xhaka janë dy futbollistët shqiptarë më të mirë të momentit në Evropë.

Ylli i Lillet shkëlqeu edhe në fundjavën që shkoi duke shënuar gol në fitoren 3:0 ndaj Lorientit.

Për këtë, Sofascore e ka përfshirë 24 vjeçarin, i cili e kishte nisur vitin me tre gola dhe dy asistime në Kupën e Francës, në formacionin ideal të xhiros së 18-të në Ligue 1.

Zhegrova u vlerësua me notën 8.4 dhe e sheh veten në një ekip me yje si Kylian Mbappe, Ousmane Dembele, Marquinhos etj.

Ndërkohë, Xhaka e gjen veten në ekipin më të mirë të xhiros së 17-të në Bundesligë pas paraqitjet fantastike për Leverkusenin, i cili nuk ka të ndalur në kampionatin gjerman.

Ish-futbollisti i Baselit, Borussia Monchengladbachut e Arsenalit u vlerësua me notën 8.2 në fitoren kundër Augsburgut, ndërsa në formacionin ideal e sheh veten përkrah yjeve si Musiala, De Ligt etj.

(Kosova Sot Online)