Messi shpallet futbollisti më i mirë për vitin 2023

  • A.P /
  • 15 January 2024 - 22:09
Messi shpallet futbollisti më i mirë për vitin 2023

FIFA shpalli sonte më të mirët e vitit 2023, në një mbrëmje gala që po mbahet në Londër.

Çmimi kryesor “Futbollisti më i mirë” u rrëmbye sërish nga Lionel Messi.

Ylli argjentinas nuk ishte i pranishëm në ceremoni fare. Gjithsesi, ai ia doli të mposhtë konkurrencën ndaj Erling Haaland dhe Kylian Mbappe, që ishin dy të nominuarit tjerë.

Messi u vlerësua për trofetë e fituar me Paris Saint-Germainin dhe Inter Miamin.

36-vjeçari mori 48 pikë, aq sa mori edhe Haaland, por që Messi u rendit i pari falë një rregullore, që i jep përparësi numrit të nominimeve të zgjedhjes si i pari nga kapitenët e Kombëtareve.

Mbappe përfundoi i treti me 35 pikë.

(Kosova Sot Online)