Garë e ashpër për Këpucën e Artë – Kane udhëheq garën, asnjë lojtar nga La Liga në Top10

  • S.A /
  • 16 January 2024 - 14:27
Garë e ashpër për Këpucën e Artë – Kane udhëheq garën, asnjë lojtar nga La Liga në Top10

Sulmuesi i Bayern Munichut, Harry Kane kryeson me autoritet klasifikimin e Këpucës së Artë 2024. Sulmuesi anglez ka arritur të shënojë 22 gola në Bundesliga  që përfaqëson një total prej 44 pikësh kur shumëzohet me koeficientin e caktuar për secilën ligë apo kampionat.

Kylian Mbappe dhe Lautaro Martinez janë në ndjekje të Kane në garën për të fituar Këpucën e Artë këtë vit, transmeton "Kosova Sot Online ".

Francezi ka 38 pikë, ndërsa sulmuesi argjentinas i Interit 36. Serhou Guirassy, ​​i cili po bën një sezon të jashtëzakonshëm me Stuttgartin, dhe meksikani i PSV-së, Santiago Gimenez, kanë ‘rrëmbyer’ pozitat tjera ndër vendet e para. Ky i fundit ka të njëjtat gola në garat e ligës si Mbappe (19), por penalizohet nga koeficienti i Eredivise, i cili është i vendosur 1.5 dhe është më i ulët se ai i pesë ligave kryesore, që është 2.

Erling Haaland, i penguar nga lëndimi që e ka detyruar të humbasë pesë ndeshje në Ligën Premier deri më tani, mbetet në pozitën e shtatë me 28 pikë, po aq sa ka edhe Mohamed Salah i Liverpoolit në vendin e tetë. 

Jude Bellingham, golashënuesi më i mirë i La Ligës me 13 gola, zë pozitën e njëmbëdhjetë me 26 pikë, ndërsa golashënuesit tjerë më të mirë spanjollë në këtë klasifikim janë Borja Mayoral dhe Alvaro Morata, vetëm një vend më poshtë anglezit të Real Madridit.

Klasifikimi i garuesve për Këpucën e Artë

1.Harry Kane (FC Bayern Munich) 22 x 2 = 44 pikë

2.Kylian Mbappe (Paris Saint-Germain) 19 x 2 = 38 pikë

3.Lautaro Martinez (Internazionale Milano) 18 x 2 = 36 pikë

4.Amahl Pellegrino (FK Bodo/Glimt) 24 x 1,5 = 36 pikë

5.Serhou Guirassy (VfB Stuttgart) 17 x 2 = 34 pikë

6.Santiago Gimenez (Feyenoord Roterdam) 19 x 1.5 = 28.5 pikë

7.Erling Haaland (Manchester City) 14 x 2 = 28 pikë

8.Mohamed Salah (Liverpool) 14 x 2 = 28 pikë

9.Andrej Ilic (Rigas FS/Valerenga IF) 14 x 1 + 9 x 1.5 = 27.5 pikë

10.Vangelis Pavlidis (AZ Alkmaar) 18 x 1.5 = 27 pikë

11.Jude Bellingham (Real Madrid) 13 x 2 = 26 pikë

12.Edin Dzeko (Fenerbahce SK) 16 x 1.5 = 24 pikë

(Kosova Sot Online )