Juventusi nuk do të nënshkruajë me Hendersonin

  • A.P /
  • 16 January 2024 - 17:30
Juventusi nuk do të nënshkruajë me Hendersonin

Juventusi është ende në kërkim të “profilit ideal” për të forcuar mesfushën e tyre në janar, por raportohet se nuk ka gjasa të nënshkruajë me Jordan Henderson.

Gjigantët e Serie A janë lidhur me një numër mesfushorë qendrorë në afatin kalimtar të dimrit, pas pezullimeve të Paul Pogba dhe Nicolo Fagioli.

Henderson, që nënshkroi verën e kaluar me Al-Ettifaq, ishte shfaqur si një objektiv i mundshëm transferimi për “Bianconerët” këtë muaj, por duket se ata nuk kanë gjasa të finalizojnë një marrëveshje transferimi për 33-vjeçarin.

Eksperti italian i transferimeve, Matteo Moretto , për “CaughtOffside” ka thënë se do të jetë “shumë, shumë e vështirë” për Juventusin që të realizojë marrëveshjen pasi klubi italian po “shikon emra të tjerë”.

Ai shtoi se “Zonja e Vjetër” është në kërkim të një mesfushori qendror që mund të përshtatet me taktikat e Massimiliano Allegrit dhe mund të jetë financiarisht i përballueshëm për klubin.

Lazar Samardzic i Udineses është një lojtar me të cilin kanë qenë në bisedime, por Juventusi nuk ka bërë ende një ofertë zyrtare.

Moretto konfirmon se Juventusi ka biseduar me Udinesen, por ata po planifikojnë në mënyrë ideale të krijojnë një marrëveshje për afatin e verës dhe jo në afatin kalimtar aktual. 

(Kosova Sot Online)