Tifozët e Real Madridit duan që Modric të largohet pasi votoi për Messin

  • A.P /
  • 16 January 2024 - 19:46
Tifozët e Real Madridit duan që Modric të largohet pasi votoi për Messin

Tifozët e Real Madridit dëshirojnë që Luke Modric të largohet nga klubi pasi mësuan se për kë ka votuar në çmimin e lojtarit më të mirë të FIFA-s, për vitin 2023.

Çmimi i futbollistit më të mirë u fitua nga Lionel Messi. Ky çmim u nda të hënën mbrëma, në një gala mbrëmje të organizuar nga FIFA në Londër.

Ylli argjentinas pati pikët e njëjta me Erling Haaland – 48, por që fituesi u zgjodh falë votave nga kapitenët e Kombëtareve. Shpjegimin se si ndodhi kjo mund ta lexoni KËTU.

Luka Modric ishte njëri prej kapitenëve që votoi me pikët maksimale 5, për Messin.

Kjo mjaftoi që tifozët e Real Madridit të tërbohen ndaj yllit të skuadrës, teksa vërshuan llogarinë e kapitenit kroat në “Instagram” me komente të shumta. Në përgjithësi, tifozët e “Los Blancos” kërkuan largimin e 38-vjeçarit – raporton “SportBible”.

Një tifoz thjesht shkroi: “Jashtë”, të shoqëruar me një “hashtag” “Modric jashtë”, ndërsa një tjetër tha: “Pse e votuat Messin si më të mirin? Po tallesh Luke? Jeni qesharak”.

Një tifoz i tretë i shkroi: “A je i çmendur? Pse votuat për Messin? A jeni budalla?”.

“Nuk mund të gënjej se është çmenduri që do të votonit për Messin në pozicionin nr.1 pasi ai nuk bëri asgjë në sezon. Nuk ka kuptim”, shkroi një tjetër tifoz. 


(Kosova Sot Online)