Reagim emocionues i Mourinhos pas shkarkimit nga Roma

  • S.A /
  • 17 January 2024 - 08:43
Reagim emocionues  i Mourinhos  pas shkarkimit nga Roma

Jose Mourinho u tha lamtumirë tifozëve të Romës me një përmbledhje prekëse të momenteve të tij më të mëdha në klub, transmeton "Kosova sot Online ". 

Trajneri kishte thënë disa herë se donte të qëndronte përtej skadimit të kontratës së tij në qershor 2024, por u shkarkua nga pronarët Dan dhe Ryan Friedkin mëngjesin e sotëm.

Portugezi priti deri në mbrëmjen e sotme për të reaguar përmes rrjeteve sociale me një video duke bashkuar disa nga momentet e tij te Roma, duke përfshirë triumfin në Ligën e Konferncës dhe parullën nga tifozët.

E gjitha u luajt nën muzikën e Gladiator, të kënduar nga Andrea Bocelli. Fjalët që ai shkroi në postim ishin një vjershë e ndërgjegjes kushtuar Giallorossi. “Djersë, gjak, lot, gëzim, trishtim, dashuri, vëllezër, histori, zemër, përjetësi”, shkroi Mourinho.

(Kosova Sot Online )