PSG dhe Bayern Munich në garë të ashpër për mbrojtësin austriak të Lensit

  • S.A /
  • 17 January 2024 - 13:54
PSG dhe Bayern Munich në garë  të ashpër për mbrojtësin austriak të Lensit

Bayern Munich dhe Paris Saint Germain janë duke kërkuar të përforcohet në repartin e mbrojtjes gjatë afatit kalimtar dimërorë, transmeton "Kosova Sot Online".

Dy gjigantët evropianë kanë të njëjtin objektiv, pasi duan të nënshkruajnë me Kevin Danson që aktivizohet me Lensin. Qendërmbrojtësi austriak po shkëlqen në Ligue 1 që tre sezone dhe ka rritur vlerën e tij dukshëm në vitin e fundit.

PSG ka humbur Milan Skriniarin deri në fund të sezonit dhe Danso shihet si zëvendësuesi perfekt i mbrojtësit sllovak. Në anën tjetër Bayern ka nevojë urgjente për të përforcuar mbrojtjen dhe e shohin Danson si një futbollist ideal për repartin defensivë.

25-vjeçari ka përvojë në futbollin gjerman pasi ka luajtur për Fortuna Dusseldorf dhe Augsburg dhe kjo është një përparësi që Bayern dëshiron të nënshkruajë me të.

Lens është gati ta lejoj largimin e yllit të tyre vetëm nëse vije një ofertë mbi 30 milionë euro, derisa lojtari po e pret një të tillë për të bërë hapin e madh në karrierë. 

(Kosova Sot Online )