Skuadra e njohur bën ofertë zyrtare për Armando Brojën

  • A.P /
  • 17 January 2024 - 18:37
Skuadra e njohur bën ofertë zyrtare për Armando Brojën

Skuadra e Chelseat është e gatshme ta lërë Armando Brojën të largohet.

Nëse vjen ndonjë ofertë e mirë, Broja mund të largohet në formë të përhershme.

Sulmuesi shqiptar nuk ka arritur t’i  bind drejtuesit e klubit anglez.

 “The Guardian” ka raportuar se Broja sipas të gjitha gjasave do t’i bashkohet skuadrës së Wolverhamptonit, të cilët kanë bërë ofertë zyrtare për huazimin e Brojës me detyrim të blerjes së tij në verë.

Interesim për të ka edhe nga Fulhami dhe West Ham United.

Në 17 ndeshje të luajtura këtë edicion, Broja ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim në të gjitha garat.

22-vjeçari ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2028, ndërsa kartoni i tij vlerësohet mbi 20 milionë euro.