Real Madridi e refuzon edhe njëherë sulmuesin e njohur

  • A.P /
  • 17 January 2024 - 19:17
Real Madridi e refuzon edhe njëherë sulmuesin e njohur

Edhe njëherë, Roberto Firminho i është ofruar skuadrës së Real Madridit.

Braziliani është i interesuar të bashkohet me madrilenët nga skuadra e Al-Ahli.

Por, thuhet se edhe njëherë, Florentino Perez, së bashku me bordin e klubit e kanë refuzuar një lëvizje të tillë.

Drejtuesit e Real Madridit , ndonëse kërkojnë të përforcojnë pozicionin e qendërsulmuesit, nuk kanë në plan të bëjnë shpenzime të konsiderueshme për një lojtar që tashmë është 32 vjeç.

Real Madridi vazhdon të eksplorojë opsione të tjera në kërkimin e një qendërsulmuesi.

Drejtuesit e klubit e mbajnë fokusin te futbollistët më të rinj, të cilët mund të sjellin performancë cilësore dhe të qëndrueshme në ekip.

(Kosova Sot Online)