Giroud mund të qëndrojë edhe një vit tek Milani

  • A.P /
  • 18 January 2024 - 14:23
Giroud mund të qëndrojë edhe një vit tek Milani

Olivier Giroud është duke e kaluar një sezon mjaft pozitiv për momentin.

Kjo ka bërë që Milani të vendos t’ia vazhdojë kontratën atij për një vit tjetër.

Ish-sulmuesi i Arsenalit dhe i Chelseat është i lidhur me “Rossonerët” deri në qershor të këtij viti.

Por, në javët në vazhdim do të nisin bisedimet mes dy palëve për vazhdimin eventual të bashkëpunimit deri në verën e vitit 2025.

Sidoqoftë, mbetet të shihet nëse përfaqësuesi francez do ta vazhdojë eksperiencën në futbollin evropian pasi ai ka oferta nga përtej Atlantikut.

Atë e duan klubit e ligës amerikane MLS dhe duke e pasur parasysh moshën e tij, ai po mendon që ta mbyllë karrierën në një ligë më mesatare, ku mund të luajë i qetë dhe pa presion.

37 vjeçari po e udhëheq sulmin e Milanin edhe në këtë edicion. 

(Kosova Sot Online)