Napoli finalisti i pari i Superkupës së Italisë

  • A.P /
  • 18 January 2024 - 22:19
Napoli finalisti i pari i Superkupës së Italisë

Napoli është finalisti i parë i Superkupës së Italisë. Napolitanët mposhtën thellë ekipin e Fiorentinës me rezultatin 3:0.

Simeone i zhbllokoi shifrat për Napolin në minutën e 22-të.

Në pjesën e dytë, napolitanët shënuan edhe dy herë. Autor i dygolëshit ishte Zerbi.

Fillimisht, ai realizoi për 2:0 në minutën e 85-të. Vetëm një minutë zgjati ky rezultat, pasi sërish ai realizoi, këtë herë për 3:0 dhe për rezultatin final.

Kështu, Napoli kalon në finale të Superkupës, aty ku do të ndeshet me fituesin e duelit tjetër mes Interit e Lazios, që luhet të premten në mbrëmje.

Finalja e madhe e Superkupës së Italisë zhvillohet të hënën.

(Kosova Sot Online)