Ja kush do të jetë kryendeshja e xhiros së 18-të në elitën e basketbollit kosovar

  • A.P /
  • 19 January 2024 - 16:50
Ja kush do të jetë kryendeshja e xhiros së 18-të në elitën e basketbollit kosovar

Golden Eagle Ylli-Peja, do të jetë kryendeshja e xhiros së 18-të në elitën e basketbollit kosovar.

Kjo përballje, Pejën e gjenë në pozitën e dytë në tabelë me 12 fitore e pesë humbje, derisa Ylli është i katërti me 10 fitore e shtatë humbje.

Në dy duelet direkte, fitues kanë dal pejanët. Kjo përballje zhvillohet të shtunën nga ora 17:00.

Po atë ditë, por dy orë më vonë, luhet derbi i qytetit mes Bashkimit e Prizrenit.

Portokallinjtë janë të gjashtit me gjashtë fitore e 11 humbje, ndërsa një vend më poshtë prizrenasit me pesë fitore e 12 humbje.

Nga një fitore për secilin ekip në dy ndeshjet direkte mes tyre.

Të dielën luan ekipi më në formë për momentin, Trepca, e cila nuk di për humbje që 10 xhirove radhazi.

Mitrovicasit në shtëpi këtë herë e presin Vëllaznimin nga ora 19:00.

Xehetarët janë lider të tabelës bindshëm me 15 fitore e dy humbje, derisa gjakovarët  janë të pestit me tetë fitore e nëntë humbje.

Përballja e fundit është mes Istogut e Sigal Prishtinës. Në këtë ndeshje që luhet nga ora 17:00, bardh e kaltrit shihet favorit të madh, duke e parë situatën tek Istogu që ka vetëm një fitore deri më tani dhe janë të fundit.

Në krahun tjetër, Prishtina  është e treta në ndekje të pozitës së dytë, dallimi është një pikë.

(Kosova Sot Online)