Barcelona do të përballet me Athletic Bilbaon

  • A.P /
  • 19 January 2024 - 17:15
Barcelona do të përballet me Athletic Bilbaon

Janë mësuar çiftet çerekfinale në Kupën e Mbretit.

Skuadra më e trofeshme në këtë garë, Barcelona, do të përballet me Athletic Bilbaon. Kjo vlerësohet edhe si ndeshja kryesore e kësaj faze.

Përballje interesante pritet të jetë edhe ajo mes Atletico Madridit dhe Sevillas. Atletico eliminoi kampionin në fuqi, Real Madridin, të enjten mbrëma.

Mallorca e Vedat Muriqit nuk do të ketë punë aspak të lehtë pasi do të takohet me Gironan.

Celta Vigo – Real Sociedad është çifti tjetër i fazës çerekfinale.

Ndeshjet e kësaj faze do të zhvillohen më 23, 24 dhe 25 janar. 


(Kosova Sot Online)