Ronaldo zbulon favoritët për Ligën e Kampionëve

  • A.P /
  • 19 January 2024 - 18:13
Ronaldo zbulon favoritët për Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo beson se Manchester City ka shanse të mira për të mbrojtur titullin e fituar sezonin e fundit në Ligën e Kampionëve.

Ylli portugez përgëzoi klubin anglez për arritjet në sezonin e kaluar. Man City fitoi tripletën historike; Premierligën, Ligën e Kampionëve e Kupën FA.

“Manchester City bëri mrekulli. Urime për sezonin e tyre. Lojtarët, trajnerin. E shkëlqyeshme…Më në fund ata fituan Ligën e Kampionëve, ndoshta e merituan dy vjet më parë. Më pëlqen t’i shoh duke luajtur”, tha fillimisht ai në gala mbremjën “Global Soccer Aëards”.

“Manchester City ka shanse të mira për të fituar sërish Ligën e Kampionëve”, shtoi Ronaldo, i cili pastaj zbuloi edhe favoritët për t’u shpallur kampionë në Evropë.

Sipas 38-vjeçarit, përveç Manchester City, favoritë janë edhe Real Madridi e Bayern Munichi.

“Favoritët? Man City, Real Madrid, Bayern…”, deklaroi Ronaldo.

(Kosova Sot Online)