Ronaldo pyetet se kur do të pensionohet nga futbolli

  • A.P /
  • 19 January 2024 - 18:19
Ronaldo pyetet se kur do të pensionohet nga futbolli

Cristiano Ronaldo nuk po e mendon pensionimin nga futbolli.

Ylli portugez, i pranishëm në gala mbrëmjen e “Global Soccer Awards, mes tjerash u pyet edhe “se kur mendon t’i jep fund karrierës”

Ronaldo la të nënkuptohet se nuk po e mendon fare këtë pjesë.

“Në momentin që ndjej se kam mbaruar, do të dal në pension… ndoshta pas 10 vitesh?!”, u përgjigj 38-vjeçari.

Kujtojmë se Ronaldo nënshkroi për Al-Nassr në janar të vitit të kaluar, teksa ka kontratë të vlefshme me klubin saudit deri në verën e vitit të ardhshëm.

(Kosova Sot Online)