Arabët synojnë blerjen e Milanit, në shënjestër kuota e Cardinales

  • S.A /
  • 20 January 2024 - 11:42
Arabët synojnë blerjen e Milanit, në shënjestër kuota e Cardinales

Zëra të rinj në lidhje me të ardhmen e Milanit. E përditshmja “La Repubblica” konfirmon interesin e fortë të arabëve për klubin kuqezi, që tani ka përfunduar në shënjestrën e fondit PIF, i njëjti që menaxhon Newcastle në Premier League, transmeton "Kosova Sot Online".

Në ditët e kaluara siç zbulon e përditshmja italiane, përfaqësues të fondit të qeverisë saudite kanë zbarkuar në Itali. Një lëvizje konkrete që demonstron synimin se e kanë seriozisht për blerjen e klubit.

Në shënjestër është kuota e mazhorancës së aksioneve të kuqezinjve, që zotërohet tani nga Gerry Cardinale, padroni i fondit amerikan RedBird. Cardinale, i cili mori komandën e Milanit menjëherë pas fitores së titullit në 2022, ka manifestuar gjithmonë dëshirën për të rritur klubin me investime të ekuilibruara.

Fondi PIF ka synimin për të blerë rreth 50% të klubit, thënë ndryshe shumë e barabartë me borxhin që RedBird ka përcaktuar ndaj Elliot në momentin e kalimit të pronësisë një vit e gjysmë më parë.

Një hap i parë ky drejt një blerjeje totale në të ardhmen. Për momentin, gjithsesi, Cardinale nuk ka shprehur në asnjë moment dëshirën për të shitur aksionet e tij në klub.

Nëse arabët marrin drejtimin e një prej klubeve më mëdha në botë, lëvizja e tyre e parë do të ishte rikthimi i Paolo Maldinit te Milani.

(Kosova Sot Online )