Al-Nassr synon transferimin e Casemiros, pas kërkesës së Ronaldos

  • E.K /
  • 20 January 2024 - 15:07
Al-Nassr synon transferimin e Casemiros, pas kërkesës së Ronaldos

Casemiro mund të bëhet ylli i radhës që do të vazhdojë karrierën në Lindjen e Mesme.

Al-Nassr raportohet se ka shprehur interesim për mesfushorin brazilian.

Madje, sipas “FootMercato”, klubi saudit e dëshiron transferimin e Casemiros, pasi kjo është kërkesë e Cristiano Ronaldos.

Dyshja në fjalë njihen për raportet e mira mes vete. Të dy së bashku kanë luajtur te Real Madridi dhe Manchester United.

Gjithsesi, mbetet të shihet se si do të zhvillohen bisedimet mes palëve.

Casemiro ka kontratë të vlefshme me “Djajtë e Kuq” deri më 30 qershor 2026.

Sipas “Transfermarkt”, 31-vjeçari në tregun e transferimeve vlerësohet me 30 milionë euro.

(Kosova Sot Online)