Stefano Pioli: Mund të them se jam krenar që stërvit dikë si Majk

  • A.P /
  • 21 January 2024 - 09:45
Stefano Pioli: Mund të them se jam krenar që stërvit dikë si Majk

Skuadra e Milanit ka bërë mrekullinë duke realizuar fitore krejt në fund ndaj Udineses në udhëtim me rezultatin 2:3 në kuadër të Serie A.

Në fakt, të parët në avantazh kaluan milanezët me anë të Loftus-Cheek në minutën e 32-të.

Më pas, Udinese realizoi dy herë. Barazimi erdhi nga Samardzic, kurse epërsinë e arritën me anë të Thauvin.

Më pas, Milani u rikthye në skenë. Së pari, barazimi erdhi nga Jovic për 2:2.

Kur të gjithë menduan se ndeshja mbyllet baras, kështu nuk mendoi Okafor, i cili në minutën e tretë shtesë të fundit të ndeshjes shënoi për 2:3 dhe fitoren e tyre.

Pas ndeshjes, trajneri i rossonerëve, Stefano Pioli, u shpreh i lumtur me fitores dhe foli edhe për situatën e shëmtuar që ndodhi me portierin Mike Maignan.

‘’Jam i zhgënjyer. Mund të them se jam krenar që stërvit dikë si Majk. Injorantët duhet të qëndrojnë në shtëpi. Në pjesën e parë duhet të kishim shënuar edhe disa gola, më pas nga hiçi pësuam dy gola dhe u bë më e vështirë. Por kur vazhdoni ta besoni, mund të arrini rezultate të rëndësishme. Bëmë mirë që fituam në fund, treguam karakter të madh’’, përfundoi ai.

Kështu, Milani tani ka 45 pikë për pozitën e tretë në tabelë.


(Kosova Sot Online)