De Rossi flet i emocionuar pas fitores në debutim me Romën

  • A.P /
  • 21 January 2024 - 10:40
De Rossi flet i emocionuar pas fitores në debutim me Romën

Ekipi italian arriti triumfin me rezultatin 2:1 në shtëpi ndaj Hellas Veronës, në kuadër të javës së 21-të në Serie A.

Romakët të dy golat i shënuan në pjesën e parë. Rezultati u zhbllokua në minutën e 19-të, kur shënoi Romelu Lukaku.

Gjashtë minuta më vonë, shifrat u dyfishuan nga Pellegrini për 2:0.

Në pjesën e dytë, mysafirët ngushtuan disavantazhin me anë të Folorunsho në të 76-tën minutë.

Pas ndeshjes së tij të parë në krye të “verdhekuqve”, trajneri De Rossi u shpreh se kishtë një përzierie emocionesh.

“Ishte e këndshme, afeksionin e përjetoj çdo ditë në qytet, nuk më kursejnë kurrë. Tani, megjithatë, luaj një rol, kam një rol tjetër, nga njëra anë emocion i madh por nga ana tjetër tension i madh sepse kam një punë për të bërë, falënderova tifozët në fund të ndeshjes sepse ata më brohorisnin gjatë gjithë kohës”-deklaroi trajneri i Roma-s.

Me këtë fitore, Roma grumbullon 32 pikë dhe momentalisht del në pozitën e tetë në klasifikim.

(Kosova Sot Online)