Oklahoma triumfon ndaj liderit Minnesota

  • A.P /
  • 21 January 2024 - 11:30
Oklahoma triumfon ndaj liderit Minnesota

Plotë shtatë ndeshje janë zhvilluar në mëngjesin e sotëm në Ligën NBA.

Oklahoma City Thunder ka marrë një fitore spektakolare në shtëpinë e liderit aktual të Konferencës së Perëndimit, Minnesota Timberwolves.

Oklahoma triumfoi me pesë pikë avantazh, 97:102.

Pjesa e parë ishte e ngushtë, derisa fituesi u përcaktua në atë të dytin. Cerekun e tretë e fituan Timberwolves me 12 pikë, derisa atë të fundit Thunders me 14 pikë, për të arritur tek fitorja.

E i pandalshëm ishte Shai Gilgeous-Alexander me 33 pikë. Ai u ndihmua nga  Williams me 20 pikë e Holmgren me 15 të tjera.

Te skuadra vendase më efikasit ishin Anthony Edwards dhe Karl-Anthony Towns me nga 19 pikë.

Përkundër disfatës, Minnesota vazhdojnë të jenë lider me bilanc 30 fitoreve dhe 12 disfatave, derisa OKC ndodhet në pozitën e dytë me një fitore më pak dhe një humbje më shumë.

Në takimet tjera u arritën këto rezultate:

Charlotte Hornets-Philadelphia 76ers     89:97

Washington Wizards-San Antonio Spurs    127:131

Atlanta Haëks-Cleveland Cavaliers     95:116

Neë York Knicks-Toronto Raptors     126:100

Chicago Bulls-Memphis Grizzlies       125:96

Houston Rockets-Utah Jazz                 127:126

(Kosova Sot Online)