Futbollisti i Al Nassr godet futbollin arab

  • A.P /
  • 21 January 2024 - 13:06
Futbollisti i Al Nassr godet futbollin arab

Futbollisti i Al Nassr, Aymeric Laporte, i ka bërë deklaratë goditëse për futbollin arab, atje ku u trasnferua gjatë verës që shkoi.

Laporte ka thënë gjatë një interviste për AS se shumë futbollistë janë të pakënaqur me vendimin që kanë marrë për të luajtur në kampionatin saudit.

“Është një ndryshim në krahasim me të luajturit në Evropë, por në fund, duhet të përshtateni. Ata sauditët nuk na e kanë bërë të lehtë. Në fakt, shumë futbollistë janë të pakënaqur. Por sido që të jetë, ne punojmë çdo ditë dhe shpresojmë që gjërat të ndryshojnë pak nga pak, sepse për ta është gjithashtu një gjë e re të kenë lojtarë të rëndësishëm nga Evropa. Ndoshta ata duhet të jenë pak më serioz. Unë flas vetëm nga përvoja ime dhe nuk e di se si ndihen të tjerët. Të them të drejtën, ne nuk erdhëm këtu për futboll, dhe shumë janë të kënaqur me këtë, por unë gjithashtu dua të shoh përtej kësaj’’, përfundoi futbollisti

Aymeric Laporte u transferua tek Al-Nassr nga Manchester City për shumë e 27.5 milionë eurove.


(Kosova Sot Online)